Psikologe & Psikoterapiste · Tiranë
Prof. Asoc. Dr. Veronika Duci
Psikoterapiste Psikoanalitike & Psikodinamike
Fjala ime
“Në terapi shoh çdo ditë forcën që njerëzit mbajnë brenda vetes. Një forcë që nuk humbet… thjesht pret të rigjejë dritën. Ky është momenti më i bukur për një terapist – kur drita rikthehet tek dikush që po rigjen veten.”
Biografia
Kush jam unë
Profesioniste e certifikuar me formim ndërkombëtar, angazhim akademik dhe eksperiencë të pasur klinike e këshilluese.
Prof. Asoc. Dr. Veronika Duci është psikologe dhe psikoterapiste me orientim psikoanalitik dhe psikodinamik. Në vitin 2016 ka filluar trajnimin afatgjatë në psikoterapinë psikoanalitike të realizuar nga Universiteti “Sigmund Freud” (SFU) në Vienë, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Psikoterapisë.
Ajo ka ofruar supervizim individual dhe në grup për organizata jofitimprurëse dhe profesionistë individualë. Është anëtare e Shoqatës Shqiptare për Psikoterapi dhe ka eksperiencë të gjatë si eksperte e jashtme për çështje psiko-sociale.
Veronika është diplomuar për Psikologji Klinike në Universitetin “Aristoteli” në Greqi. Ka përfunduar Masterin në Psikologji Këshillimi dhe doktoraturën mbi mirëqenien psikosociale të përkujdesësve të pacientëve me sëmundje terminale.
Ka shumë arsye përse njerëzit kanë nevojë për një psikologe-terapiste. Unë jam profesioniste e certifikuar dhe jam këtu për t'ju ndihmuar.
Rezervoni Takim