Veronika Duci · Psikologe Terapiste
Ofroj psikoterapi individuale (në shqip, anglisht dhe greqisht), këshillim individual dhe diagnostikim/vlerësim, online dhe në zyrë.
Krizat e panikut shpesh nuk lidhen vetëm me stresin e momentit, por me konflikte të brendshme emocionale, përvoja të vështira jetësore, pasiguri të thella apo emocione të shtypura që personi mund ta ketë të vështirë t'i kuptojë ose t'i shprehë. Ataket e panikut mund të shfaqen përmes simptomave si rrahje të forta zemre, ndjesi mbytjeje, marramendje, tension trupor, frikë e fortë apo ndjesia sikur diçka e rrezikshme po ndodh, sikur do vdesësh ose sikur po çmendesh. Shpesh, ankthi intensiv lidhet me ndjenja të brendshme pasigurie, frikë nga humbja e kontrollit, vështirësi në marrëdhënie ose përvoja emocionale të pambyllura. Nëpërmjet psikoterapisë, synohet jo vetëm menaxhimi i simptomave të ankthit dhe krizave të panikut, por edhe kuptimi më i thellë i shkaqeve emocionale që qëndrojnë pas tyre. Procesi terapeutik ndihmon personin të zhvillojë më shumë vetëdije emocionale, siguri të brendshme dhe mënyra më të shëndetshme për të përballuar ankthin.
Ankthi i përgjithësuar është një nga problemet më të zakonshme të shëndetit mendor dhe shpesh shoqërohet me shqetësim të vazhdueshëm, mendime negative, frikë të paqartë, tension emocional, nervozizëm, lodhje, vështirësi për t'u qetësuar dhe simptoma fizike si rrahje të shpejta zemre, marramendje apo probleme me gjumin. Shumë persona përjetojnë ankth të vazhdueshëm për punën, shëndetin, marrëdhëniet, familjen apo të ardhmen dhe ndihen sikur nuk arrijnë ta kontrollojnë mendjen e tyre dhe presin gjithmonë se diçka e keqe do të ndodhë edhe kur gjërat shkojnë mirë. Nëpërmjet psikoterapisë dhe këshillimit psikologjik në Tiranë, mund të punohet për menaxhimin e ankthit, reduktimin e mendimeve obsesive, përmirësimin e qetësisë emocionale dhe rikthimin e kontrollit në jetën e përditshme. Në terapi trajtohen gjithashtu simptomat e ankthit kronik, stresit, pasigurisë dhe vështirësive në përballimin e situatave të përditshme.
Ankthi për shëndetin ose për sëmundjet (hipokondria) dhe somatizimi shpesh shfaqen përmes shqetësimit të vazhdueshëm se personi mund të ketë një sëmundje të rëndë, edhe kur analizat mjekësore rezultojnë normale. Personi mund të fokusohet vazhdimisht tek simptomat trupore, të kontrollojë shpesh trupin, të kërkojë siguri nga mjekët apo të përjetojë frikë intensive ndaj sëmundjeve, vdekjes apo humbjes së kontrollit mbi trupin. Në somatizim, tensioni emocional dhe ankthi mund të shprehen përmes simptomave fizike si dhimbje, lodhje, marramendje, probleme gastrointestinale apo ndjesi të tjera trupore që krijojnë shqetësim të vazhdueshëm. Shpesh, pas këtyre vështirësive qëndrojnë ankth i thellë, pasiguri emocionale, përvoja të frikshme me sëmundjen ose vështirësi në përpunimin emocional të stresit. Procesi terapeutik ndihmon personin të kuptojë lidhjen mes emocioneve dhe trupit, të reduktojë frikën ndaj simptomave fizike dhe të zhvillojë një ndjenjë më të madhe sigurie dhe qetësie emocionale.
Ankthi social dhe vështirësitë në marrëdhënie sociale shpesh lidhen me frikën e gjykimit, refuzimit apo ndjenjën se personi nuk ndihet mjaftueshëm i pranuar nga të tjerët. Shumë individë përjetojnë tension të fortë në situata sociale, vështirësi për të folur lirshëm, ndjesi turpi, pasigurie apo tendencë për t'u tërhequr nga kontaktet me të tjerët, gjë që i pengon në punën e tyre dhe në marrëdhëniet shoqërore. Në disa raste, pas këtyre vështirësive mund të qëndrojnë përvoja të hershme emocionale si kritika të vazhdueshme, ndjenja inferioriteti ose frika për të mos u lënduar në marrëdhënie. Ankthi social mund të ndikojë në jetën personale, profesionale, marrëdhëniet në çift dhe vetëvlerësimin. Nëpërmjet psikoterapisë ose këshillimit psikologjik punohet për të kuptuar më thellë modelet emocionale dhe vështirësitë në marrëdhënie, duke ndihmuar personin të ndihet më i sigurt, më spontan dhe më i lirë në komunikim dhe ndërveprimet sociale.
Fobitë specifike mund të shfaqen përmes frikës intensive dhe të vazhdueshme ndaj situatave apo objekteve të caktuara, si frika nga avionët, ambientet e mbyllura, mjediset e hapura, lartësitë, ashensorët, udhëtimet apo situata të tjera që personi i përjeton si kërcënuese. Kjo frikë shpesh shoqërohet me ankth të fortë, tension fizik, shmangie të situatave të caktuara dhe ndjenjë humbjeje kontrolli. Në shumë raste, fobitë nuk lidhen vetëm me situatën konkrete, por edhe me konflikte më të thella emocionale, ndjesi pasigurie apo përvoja të mëparshme që janë përjetuar si të frikshme ose të pakontrollueshme. Fobitë specifike mund të kufizojnë ndjeshëm jetën personale, udhëtimet, marrëdhëniet dhe aktivitetet e përditshme. Procesi terapeutik ndihmon personin të kuptojë më mirë mekanizmat e frikës, të reduktojë shmangien dhe të ndërtojë gradualisht një ndjenjë më të madhe sigurie, lirie dhe besimi ndaj vetes në situatat që më parë përjetoheshin si kërcënuese.
Depresioni mund të shfaqet përmes trishtimit të vazhdueshëm, mungesës së energjisë, humbjes së interesit për jetën, boshllëkut emocional, irritimit apo ndjenjës së pashpresës. Shpesh personi ndihet i tërhequr nga të tjerët, pa motivim dhe me vështirësi për të përjetuar kënaqësi apo qetësi emocionale. Në disa raste, depresioni lidhet me humbje, konflikte të brendshme, përvoja të dhimbshme emocionale apo modele marrëdhëniesh që ndikojnë në vetëvlerësim dhe mirëqenie psikologjike. Seancat psikoterapeutike ndihmojnë për të kuptuar më thellë shkaqet emocionale të vuajtjes, përmirësimin e gjendjes emocionale dhe rikthimin gradual të ekuilibrit dhe funksionimit të përditshëm.
Çrregullimi bipolar karakterizohet nga luhatje të theksuara të humorit, ku periudhat e energjisë së shtuar, mungesës së gjumit, bërjes së planeve të pabaza, euforisë dhe impulsivitetit apo irritimit mund të alternohen me periudha depresive, lodhjeje emocionale dhe tërheqjeje nga jeta sociale. Këto ndryshime të humorit mund të ndikojnë në marrëdhënie, punë, vetëvlerësim dhe mënyrën si personi përjeton veten dhe të tjerët. Shpesh pas këtyre luhatjeve ekziston një ndjeshmëri emocionale e fortë dhe vështirësi në menaxhimin e tensioneve të brendshme psikologjike. Nëpërmjet psikoterapisë punohet për të kuptuar modelet emocionale, përmirësimin e stabilitetit psikologjik dhe zhvillimin e mënyrave më të shëndetshme për menaxhimin e emocioneve dhe marrëdhënieve.
Çrregullimi i stresit post-traumatik mund të zhvillohet pas përjetimit të ngjarjeve traumatike, si humbje të rënda, aksidente, konflikte me dhunë, abuzim seksual, trauma në marrëdhënie apo situata që janë përjetuar si kërcënuese dhe emocionalisht dërrmuese. Personi mund të përjetojë rikthime të vazhdueshme të kujtimeve traumatike, ankth intensiv, makthe, hipervigjilencë, mpirje emocionale, vështirësi në besimin ndaj të tjerëve apo ndjenjën sikur trupi dhe mendja janë vazhdimisht "në alarm". Në shumë raste, trauma vazhdon të ndikojë në marrëdhënie, vetëvlerësim dhe ndjenjën e sigurisë edhe shumë kohë pas ngjarjes. Procesi terapeutik synon të krijojë një hapësirë të sigurt ku personi mund të përpunojë gradualisht përvojën traumatike, të kuptojë ndikimin emocional të saj dhe të rifitojë ndjesinë e kontrollit, stabilitetit dhe sigurisë së brendshme.
Stresi kronik, lodhja emocionale dhe burnout-i mund të shfaqen kur personi ndodhet për një kohë të gjatë nën presion, përgjegjësi të tepërta apo tension emocional të vazhdueshëm, pa pasur mundësinë të pushojë apo të përpunojë emocionalisht atë që përjeton. Shpesh personi ndihet i rraskapitur mendërisht dhe emocionalisht, pa energji, i irrituar, i shkëputur nga vetja apo nga puna dhe me ndjesinë se nuk arrin më të përballojë kërkesat e përditshme. Në disa raste, burnout-i lidhet edhe me perfeksionizmin, vështirësinë për të vendosur kufij, nevojën për të kënaqur të tjerët apo tendencën për të neglizhuar nevojat personale. Këto vështirësi mund të ndikojnë në gjumë, përqendrim, marrëdhënie dhe mirëqenie psikologjike. Procesi terapeutik ndihmon personin të kuptojë më mirë burimet e stresit dhe lodhjes emocionale, të rikthejë kontaktin me nevojat e veta emocionale dhe të zhvillojë mënyra më të shëndetshme për të përballuar presionin dhe kërkesat e jetës së përditshme.
Personaliteti narcistik mund të shoqërohet me nevojë të fortë për vlerësim dhe admirim, ndjeshmëri të lartë ndaj kritikës, vështirësi me empatinë dhe ndjenjë të fshehtë boshllëku apo pavlefshmërie. Shpesh personi përpiqet të ruajë një imazh force ose superioriteti për të mbrojtur një vetëvlerësim të brishtë. Procesi terapeutik synon të ndihmojë personin të kuptojë më thellë modelet emocionale dhe të marrëdhënieve që përsëriten në jetën e tij, të zhvillojë më shumë vetëdije emocionale dhe të ndërtojë mënyra më të qëndrueshme, fleksibile dhe të sigurta të lidhjes me veten dhe të tjerët.
Personaliteti kufitar (borderline) karakterizohet nga luhatje intensive emocionale, frikë nga braktisja, impulsivitet, vështirësi në stabilitetin e marrëdhënieve dhe ndjesi të forta boshllëku apo paqëndrueshmërie identitare. Marrëdhëniet shpesh përjetohen me intensitet të madh dhe me frikë të fortë nga humbja ose refuzimi. Procesi terapeutik synon të ndihmojë personin të kuptojë më thellë modelet emocionale dhe të marrëdhënieve që përsëriten në jetën e tij, të zhvillojë më shumë vetëdije emocionale dhe të ndërtojë mënyra më të qëndrueshme, fleksibile dhe të sigurta të lidhjes me veten dhe të tjerët.
Personaliteti i varur lidhet me nevojën e tepruar për mbështetje, frikën për të mbetur vetëm, vështirësinë në marrjen e vendimeve dhe tendencën për të qëndruar në marrëdhënie ku personi mund të neglizhojë nevojat e veta për të mos humbur tjetrin. Procesi terapeutik synon të ndihmojë personin të kuptojë më thellë modelet emocionale dhe të marrëdhënieve që përsëriten në jetën e tij, të zhvillojë më shumë vetëdije emocionale dhe të ndërtojë mënyra më të qëndrueshme, fleksibile dhe të sigurta të lidhjes me veten dhe të tjerët.
Personaliteti histrionik mund të shfaqet përmes nevojës së fortë për vëmendje, ndjeshmërisë emocionale, dramatizimit dhe kërkimit të vazhdueshëm të validimit emocional nga të tjerët. Procesi terapeutik synon të ndihmojë personin të kuptojë më thellë modelet emocionale dhe të marrëdhënieve që përsëriten në jetën e tij, të zhvillojë më shumë vetëdije emocionale dhe të ndërtojë mënyra më të qëndrueshme, fleksibile dhe të sigurta të lidhjes me veten dhe të tjerët.
Personaliteti shmangës karakterizohet nga ndjeshmëri e lartë ndaj refuzimit, ndjenjë inferioriteti, ankth social dhe tendencë për t'u tërhequr nga marrëdhëniet për shkak të frikës nga gjykimi apo mospranimi. Procesi terapeutik synon të ndihmojë personin të kuptojë më thellë modelet emocionale dhe të marrëdhënieve që përsëriten në jetën e tij, të zhvillojë më shumë vetëdije emocionale dhe të ndërtojë mënyra më të qëndrueshme, fleksibile dhe të sigurta të lidhjes me veten dhe të tjerët.
Personaliteti obsesiv-kompulsiv shpesh lidhet me perfeksionizëm, nevojë për kontroll, rigiditet, vështirësi me spontanitetin dhe tension të vazhdueshëm për të shmangur gabimet apo pasigurinë. Procesi terapeutik synon të ndihmojë personin të kuptojë më thellë modelet emocionale dhe të marrëdhënieve që përsëriten në jetën e tij, të zhvillojë më shumë vetëdije emocionale dhe të ndërtojë mënyra më të qëndrueshme, fleksibile dhe të sigurta të lidhjes me veten dhe të tjerët.
Personaliteti skizoid karakterizohet nga tërheqja emocionale, vështirësia për të krijuar afërsi emocionale dhe preferenca për izolim apo botë të brendshme personale. Procesi terapeutik synon të ndihmojë personin të kuptojë më thellë modelet emocionale dhe të marrëdhënieve që përsëriten në jetën e tij, të zhvillojë më shumë vetëdije emocionale dhe të ndërtojë mënyra më të qëndrueshme, fleksibile dhe të sigurta të lidhjes me veten dhe të tjerët.
Personaliteti skizotipal mund të shoqërohet me mënyra të pazakonta të të menduarit, vështirësi në marrëdhënie sociale, ndjeshmëri të lartë dhe perceptime apo besime të pazakonta që ndikojnë në mënyrën si personi lidhet me realitetin dhe të tjerët. Procesi terapeutik synon të ndihmojë personin të kuptojë më thellë modelet emocionale dhe të marrëdhënieve që përsëriten në jetën e tij, të zhvillojë më shumë vetëdije emocionale dhe të ndërtojë mënyra më të qëndrueshme, fleksibile dhe të sigurta të lidhjes me veten dhe të tjerët.
Problemet në marrëdhënie, konfliktet emocionale, marrëdhëniet toksike dhe varësia emocionale mund të krijojnë vuajtje të thellë psikologjike dhe të ndikojnë në vetëvlerësim, sigurinë emocionale dhe mirëqenien e personit. Shpesh personi mund të përjetojë frikë nga braktisja, vështirësi për të vendosur kufij, nevojë të fortë për aprovim apo tendencë për të qëndruar në marrëdhënie që sjellin dhimbje, kontroll emocional, manipulim apo pasiguri. Marrëdhëniet toksike mund të shoqërohen me konflikte të vazhdueshme, xhelozi, varësi emocionale, mungesë respekti emocional apo ndjesinë se personi humbet gradualisht kontaktin me veten brenda marrëdhënies. Në shumë raste, këto modele lidhen me përvoja të hershme emocionale, mënyrën si janë përjetuar lidhjet afektive apo nevoja të paplotësuara për siguri dhe pranim emocional. Vështirësitë në ndarje mund të shoqërohen me ankth intensiv, ndjenjë boshllëku, faj, vetmi apo frikë për të ecur përpara pas përfundimit të një marrëdhënieje. Terapia ndihmon personin të kuptojë modelet që përsëriten në marrëdhënie, të zhvillojë kufij më të shëndetshëm emocionalë dhe të ndërtojë marrëdhënie më të sigurta, më autentike dhe më të balancuara me veten dhe të tjerët.
Vështirësitë seksuale dhe intime mund të ndikojnë në mirëqenien emocionale, vetëvlerësimin dhe marrëdhëniet në çift. Këto mund të përfshijnë ankth gjatë marrëdhënieve seksuale, vështirësi me performancën seksuale, ulje të dëshirës seksuale, dhimbje gjatë marrëdhënieve intime, vështirësi me eksitimin apo tension emocional të lidhur me seksualitetin dhe intimitetin. Në shumë raste, këto vështirësi lidhen jo vetëm me aspektin fizik, por edhe me ankthin, pasiguritë emocionale, përvojat e mëparshme, traumën, konfliktet në marrëdhënie apo mënyrën si personi përjeton trupin dhe afërsinë emocionale. Terapia dhe këshillimi psikologjik ndihmojnë personin ose çiftin të eksplorojë këto vështirësi në një hapësirë të sigurt dhe pa gjykim, duke përmirësuar komunikimin, intimitetin dhe mirëqenien emocionale dhe seksuale.
Çrregullimi obsesiv-kompulsiv karakterizohet nga mendime të përsëritura, të padëshiruara dhe shqetësuese që krijojnë ankth të fortë, si edhe nga nevoja për të kryer veprime ose rituale të caktuara për të ulur tensionin emocional. Këto mund të përfshijnë kontrollime të vazhdueshme, mendime obsesive për pastërtinë, sëmundjet, dëmtimin, fajin, sigurinë apo nevojën për perfeksion. Shpesh personi është i vetëdijshëm se mendimet ose ritualet janë të tepruara, por e ka të vështirë t'i kontrollojë ato. Në shumë raste, pas simptomave obsesiv-kompulsive mund të qëndrojnë ankth i thellë, nevoja për kontroll, pasiguri emocionale apo konflikte të brendshme psikologjike. Këto vështirësi mund të ndikojnë ndjeshëm në jetën personale, marrëdhëniet dhe funksionimin e përditshëm. Terapia ndihmon në kuptimin e mekanizmave emocionalë që ushqejnë obsesionet dhe kompulsionet, reduktimin gradual të ankthit dhe zhvillimin e një marrëdhënieje më të qetë dhe më fleksibile me mendimet dhe emocionet.
Pagjumësia dhe problemet me gjumin shpesh lidhen me ankthin, stresin emocional, mendimet e tepërta (overthinking), tensionin e brendshëm apo vështirësinë për t'u qetësuar psikologjikisht. Personi mund të ketë vështirësi për të fjetur, zgjohet shpesh gjatë natës, zgjohet herët në mëngjes ose ndien lodhje edhe pas gjumit. Në shumë raste, nata bëhet një moment ku mendimet, shqetësimet dhe emocionet e papërpunuara bëhen më intensive, duke krijuar një cikël ankthi dhe lodhjeje që ndikon në mirëqenien psikologjike dhe funksionimin e përditshëm. Problemet me gjumin mund të shoqërohen edhe me ankth, depresion, trauma emocionale apo tensione të vazhdueshme në marrëdhënie dhe jetën personale. Terapia synon të kuptojë faktorët emocionalë që ndikojnë në gjumë, të reduktojë tensionin psikologjik dhe të ndihmojë personin të rikthejë gradualisht një ndjenjë më të madhe qetësie, sigurie dhe stabiliteti emocional.
Vetëvlerësimi i ulët, pasiguria dhe ndjenja e inferioritetit mund të ndikojnë thellësisht në mënyrën se si personi e sheh veten, marrëdhëniet dhe vendin e tij në botë. Shpesh këto vështirësi shoqërohen me ndjenjën se personi nuk është "mjaftueshëm i mirë" (good enough), frikë nga gjykimi, krahasim të vazhdueshëm me të tjerët, vështirësi në vendosjen e kufijve apo nevojë të fortë për aprovim dhe pranim. Në shumë raste, këto ndjenja lidhen me përvoja të hershme emocionale, kritika, refuzim, mungesë validimi emocional apo marrëdhënie që kanë ndikuar negativisht në mënyrën si personi percepton veten. Pasiguria dhe vetëvlerësimi i ulët mund të ndikojnë në marrëdhënie, karrierë, ankth dhe mirëqenie emocionale. Terapia ndihmon personin të kuptojë më thellë origjinën e këtyre ndjenjave, të zhvillojë një marrëdhënie më të sigurt me veten dhe të ndërtojë gradualisht më shumë vetëbesim, stabilitet emocional dhe ndjenjë vlere personale.
Ndjenja e vetmisë, tendenca për izolim social dhe vështirësitë në komunikim mund ta bëjnë personin të ndihet i shkëputur emocionalisht nga të tjerët dhe i pakuptuar në marrëdhënie. Shumë persona mund të kenë vështirësi për të krijuar afërsi emocionale, për të shprehur lirshëm ndjenjat dhe nevojat e tyre apo të ndihen të pasigurt në situata sociale dhe ndërpersonale. Izolimi social shpesh shoqërohet me ankth, pasiguri, frikë nga refuzimi, ndjeshmëri ndaj kritikës apo tendencë për t'u tërhequr emocionalisht për t'u mbrojtur nga zhgënjimi dhe lëndimi. Në disa raste, vështirësitë në komunikim lidhen me përvoja të hershme emocionale, mungesë sigurie në marrëdhënie apo modele të përsëritura ku personi nuk është ndier i dëgjuar, i pranuar apo emocionalisht i sigurt. Këto vështirësi mund të ndikojnë në marrëdhëniet personale, sociale dhe profesionale, duke krijuar ndjenjë boshllëku dhe shkëputjeje emocionale. Procesi terapeutik ndihmon personin të kuptojë më mirë mënyrën si lidhet me të tjerët, të zhvillojë më shumë siguri në komunikim dhe të ndërtojë marrëdhënie më autentike dhe emocionalisht të kënaqshme.
Problemet me identitetin mund të shfaqen përmes ndjenjës së konfuzionit për veten, vështirësisë për të kuptuar dëshirat, nevojat apo drejtimin personal në jetë, si edhe ndjesisë së boshllëkut ose paqëndrueshmërisë emocionale. Personi mund të ndiejë se ndryshon vazhdimisht mënyrën si e percepton veten, të ketë vështirësi në marrëdhënie, në marrjen e vendimeve apo në ndërtimin e një ndjenje të qëndrueshme të vetes. Në shumë raste, këto vështirësi lidhen me përvoja të hershme emocionale, mungesë sigurie në marrëdhënie, konflikte të brendshme apo ndjenjën se personi është përshtatur vazhdimisht me pritshmëritë e të tjerëve duke humbur kontaktin me veten autentike. Problemet me identitetin mund të shoqërohen me ankth, pasiguri, vetmi apo vështirësi në vetëvlerësim. Terapia krijon një hapësirë reflektimi dhe eksplorimi emocional ku personi mund të kuptojë më mirë veten, emocionet dhe nevojat e tij, duke ndërtuar gradualisht një ndjenjë më të qëndrueshme identiteti dhe sigurie të brendshme.
Ndryshimet e mëdha në jetë, humbjet dhe tranzicionet personale apo profesionale mund të shoqërohen me pasiguri, ankth, ndjenjë boshllëku, konfuzion apo vështirësi për t'u përshtatur emocionalisht me një realitet të ri. Situata si ndarjet, humbja e një personi të afërt, ndryshimet në marrëdhënie, prindërimi, emigrimi, ndryshimet në karrierë, humbja e punës apo faza të tjera të rëndësishme jetësore mund të aktivizojnë emocione të forta dhe ndjenja të thella pasigurie apo humbjeje identiteti. Në disa raste, personi mund të ndiejë se ka humbur stabilitetin emocional apo mënyrën si e ka perceptuar veten dhe jetën deri në atë moment. Këto periudha tranzicioni shpesh sjellin nevojën për të ripërpunuar marrëdhënien me veten, të tjerët dhe të ardhmen. Psikoterapia dhe këshillimi psikologjik ndihmojnë personin të kuptojë më mirë emocionet dhe vështirësitë që po përjeton, të përballojë ndryshimet me më shumë siguri emocionale dhe të ndërtojë gradualisht një ndjenjë më të madhe stabiliteti, kuptimi dhe përshtatjeje me fazën e re të jetës.
Personat LGBTQ+ mund të përjetojnë vështirësi emocionale që lidhen me pranimin e vetes, identitetin gjinor, orientimin seksual, marrëdhëniet, ankthin, vetminë, refuzimin social apo presionin familjar dhe shoqëror. Në shumë raste, stigma, paragjykimi apo frika nga mospranimi mund të ndikojnë në vetëvlerësim, sigurinë emocionale dhe mirëqenien psikologjike. Procesi terapeutik synon të krijojë një hapësirë të sigurt, pa gjykim dhe mbështetëse, ku personi mund të eksplorojë lirshëm përvojat, emocionet dhe identitetin e tij, duke zhvilluar më shumë vetëpranim, stabilitet emocional dhe marrëdhënie më autentike me veten dhe të tjerët.
Varësia nga alkooli, lojërat e fatit, bixhozi apo sjellje të tjera varësie mund të ndikojë seriozisht në jetën emocionale, marrëdhëniet, punën dhe mirëqenien psikologjike të personit. Shpesh këto sjellje përdoren si mënyrë për të shmangur ankthin, boshllëkun emocional, stresin, vetminë apo dhimbje të tjera të brendshme që personi e ka të vështirë t'i përballojë ose t'i shprehë ndryshe. Me kalimin e kohës, varësia mund të krijojë ndjenjë humbjeje kontrolli, faj, izolim, konflikte në marrëdhënie dhe vështirësi financiare apo personale. Personi mund të përjetojë cikle të përsëritura impulsi, kënaqësie të përkohshme dhe më pas ndjenja turpi, pendese apo boshllëku emocional. Në shumë raste, pas sjelljeve varësuese qëndrojnë pasiguri të thella emocionale, trauma, vështirësi në vetëvlerësim apo mënyra të hershme të përballimit të stresit dhe emocioneve. Terapia ndihmon personin të ndërtojë gradualisht më shumë vetëdije mbi nevojat dhe emocionet e tij, të reduktojë varësinë nga sjelljet destruktive dhe të krijojë mënyra më të qëndrueshme dhe më të shëndetshme për të përjetuar qetësi, kënaqësi dhe lidhje emocionale.
Këshillimi për prindërimin dhe marrëdhënien prind–fëmijë ndihmon prindërit të kuptojnë më mirë nevojat emocionale dhe zhvillimore të fëmijës, si edhe vështirësitë që mund të shfaqen në komunikim, vendosjen e kufijve, menaxhimin e sjelljeve apo krijimin e një marrëdhënieje më të sigurt dhe më të afërt emocionalisht. Shpesh prindërit mund të ndihen të lodhur, të pasigurt apo të mbingarkuar emocionalisht përballë sfidave të prindërimit, konflikteve me fëmijën, ankthit të adoleshencës apo ndryshimeve në dinamikën familjare. Në disa raste, mënyra si prindi lidhet me fëmijën mund të ndikohet edhe nga përvojat e veta emocionale, modelet familjare të së kaluarës apo vështirësitë personale që aktivizohen brenda rolit prindëror. Procesi terapeutik synon të ndihmojë prindin të zhvillojë më shumë kuptim emocional, komunikim më të shëndetshëm dhe një marrëdhënie më të sigurt, të qëndrueshme dhe mbështetëse me fëmijën.
Adoleshenca është një periudhë me ndryshime të forta emocionale, psikologjike dhe sociale, ku shumë të rinj mund të përjetojnë pasiguri, konfuzion, luhatje humori, vështirësi në marrëdhënie apo probleme me sjelljen dhe vetëvlerësimin. Vështirësitë emocionale në adoleshencë mund të shfaqen përmes ankthit, izolimit social, irritimit, impulsivitetit, problemeve në shkollë, konflikteve me prindërit, ndjesisë së boshllëkut apo vështirësisë për të kuptuar dhe shprehur emocionet. Në disa raste, adoleshenti mund të përdorë sjellje sfiduese, tërheqje emocionale apo reagime intensive si mënyrë për të shprehur tensionin e brendshëm psikologjik. Këto vështirësi mund të lidhen me ndryshimet e identitetit, presionin social, marrëdhëniet familjare apo përvoja emocionale të papërpunuara. Terapia krijon një hapësirë të sigurt dhe mbështetëse ku adoleshenti mund të ndihet i dëgjuar dhe i kuptuar, duke e ndihmuar gradualisht të zhvillojë më shumë stabilitet emocional, vetëkuptim dhe mënyra më të shëndetshme për të përballuar emocionet dhe marrëdhëniet.
Skizofrenia dhe çrregullimet e tjera psikotike mund të ndikojnë thellësisht në mënyrën si personi përjeton realitetin, emocionet dhe marrëdhëniet me të tjerët. Këto vështirësi mund të shfaqen përmes konfuzionit, tërheqjes sociale, vështirësive në organizimin e mendimeve, deluzioneve, halucinacioneve, ndjeshmërisë së lartë emocionale apo humbjes së kontaktit me realitetin në periudha të caktuara. Shpesh personi dhe familjarët përjetojnë ankth, pasiguri dhe vështirësi në kuptimin e asaj që po ndodh, ndërsa stigma sociale mund ta bëjë përvojën edhe më të vështirë emocionalisht. Në shumë raste, personi mund të ndiejë izolim, frikë, konfuzion apo vështirësi në funksionimin e përditshëm dhe marrëdhëniet ndërpersonale. Mbështetja psikologjike synon të krijojë një marrëdhënie terapeutike të sigurt dhe stabilizuese, duke ndihmuar personin të kuptojë më mirë përvojat e tij emocionale, të përmirësojë funksionimin e përditshëm dhe të zhvillojë gradualisht më shumë ndjenjë stabiliteti dhe sigurie emocionale, në bashkëpunim të ngushtë edhe me mjekun psikiatër kur është e nevojshme.